Justin Trudeau thotë se raketat e Iranit e rrëzuan aeroplanin e Ukrainës

Amerika

Justin Trudeau thotë se raketat e Iranit e rrëzuan aeroplanin e Ukrainës

Më: 9 janar 2020 Në ora: 21:17
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha të enjten në Ottawa se zyrtarët e inteligjencës kanadeze mendojnë se raketat e Iranit kanë rrëzuar aeroplanin e Ukrainës, por “kjo mund të ketë qenë pa qëllim”.

Trudeau ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi atë që shkaktoi rrëzimin.

“Inteligjenca dhe provat sugjerojnë se është një dyshim për sulmin ajror”, shtoi Trudeau, megjithëse nuk do të sigurojë detaje shtesë.

SHBA gjithnjë e më shumë beson se Irani gabimisht rrëzoi aeroplanin, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë. Teoria bazohet në analizën e vazhdueshme të të dhënave nga satelitët, radarët dhe të dhënat elektronike të mbledhura në mënyrë rutinore nga ushtria dhe inteligjenca amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten tha se ai dyshonte se përplasja nuk ishte për shkak të çështjeve mekanike, duke treguar se “dikush mund të kishte bërë një gabim nga ana tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat