ShBA riparon bazat e bomborduara nga Irani

Amerika

ShBA riparon bazat e bomborduara nga Irani

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Ushtria amerikane edhe pas një javë vazhdon të përballet me rikuperimin e dëmeve që kanë lënë sulmet me raketa të Iranit në dy bazat e saj në Irak. Trupat tregojnë se ishin të përgatitura nga operacioni i javës së kaluar, çka ndihmoi në shmangien e humbjeve në jetë.

Një javë pas sulmeve ndaj dy bazave të trupave amerikane në Irak, zyrtarët ende i druhen aksioneve nga grupet rebele rajonale të përkrahura nga Irani.

22 raketat balistike që u lëshuan të martën e kaluar në bazat e Erbilit dhe Ain Al-Asadit erdhën si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani.

Objektivat strehonin trupat e koalicionit antiterror që ndodhet prej vitesh në Lindjen e Mesme.

"Ishim njoftuar për sulmet disa orë përpara. Nuk e dinim saktësisht se sa kërcënoheshin, se a do të ishte një sulm me raketa, por njoftimin e kishim dhe ishim përgatitur në avancë për çfarëdolloj goditjeje," tregon rreshteri amerikan, Tomi Kalduell.

Fatmirësisht, ofensiva iraniane ishte kalibruar për të shmangur gjakderdhjen, duke shënjestruar vetëm godinat që ato momente ishin braktisur nga trupat.

Në bazën e Ain al-Asadit, vetëm bunkeret e nëndheshme të fortifikuara me metal arritën t'i rezistojnë zjarrit me raketa.

"Ajo që bëri dallimin ishte magnituda e sulmit. Në 16 vitet e mia në ushtri, nuk kam përjetuar asnjëherë një seri të tillë sulmesh nga një forcë armike. Forcat tona u shpërndarë për shkak të kërcënimit direkt, dhe personeli u vendos në pikat më strategjike," shton oficeri Leri Xhekson.

Megjithëse tensionet mbeten të larta, prej ditës së ngjarjes, si Uashingtoni edhe Teherani zyrtar kanë zbutur retorikën e ashpër për të evituar një luftë të re në Gjirin Persik e për t'i lënë hapësirë aleancave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat