Trump: Udhëheqësi Suprem i Iranit të bëjë kujdes me ato që thotë - Bota Sot
Trump: Udhëheqësi Suprem i Iranit të bëjë kujdes me ato që thotë

Amerika

Trump: Udhëheqësi Suprem i Iranit të bëjë kujdes me ato që thotë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:36
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei duhet të tregohet shumë i kujdesshëm për ato që thotë, fill pasi Khamenei kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara në një predikim të lutjeve të së Premtes në Teheran.

“I ashtuquajturi Drejtuesi Suprem i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë aq Suprem, kishte disa gjëra të këqija për të thënë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën,” shkroi Trump në një postim në Twitter.

Më tej shtoi:

“Ekonomia e tyre po bie dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij! “

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat