SHBA: Të shtëna në një klub nate, një i vrarë dhe katër të plagosur - Bota Sot
SHBA: Të shtëna në një klub nate, një i vrarë dhe katër të plagosur

Amerika

SHBA: Të shtëna në një klub nate, një i vrarë dhe katër të plagosur

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:58
SHBA

Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate në shtetin amerikan të Connecticut, njoftoi policia.

Një burrë 28-vjeç u vra nga të shtënat në Hartford dhe dy gra dhe dy burra u plagosën, tha zyrtari i policisë lokale Paul Sisero.

Dy prej të plagosurve u operuan dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Policia u thirr në orën rreth 1.30 të mëngjesit me kohën lokale, dhe kur mbërritën nga klubi i natës një turmë njerëzish po iknin.

“Të gjithë filluan të shtyheshin për të ikur nga të shtënat,” tha Sisero.

Rrugët rreth klubit u bllokuan për orë të tëra për shkak të të shtënave.

Sulmuesi po kërkohet, dhe policia thotë se është një “hetim shumë kompleks” dhe nuk do të dalë së shpejti me detaje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat