Djalit të presidentit Trump i jepet leja për gjah të arinjve

Amerika

Djalit të presidentit Trump i jepet leja për gjah të arinjve

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:18
Donald Trump Jr

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, është pajisur me leje për gjah të arinjve të përhimë në Alaskë, tha një zyrtar të premten.

Ai ishte njëri prej tre personave që aplikuan për 27 lokacione të gjahtarëve në rajonin veriperëndimor të Alaskës.

Organet shtetërore lëshojnë leje të përkohshme për gjuetinë e kafshëve të ndryshme, shkruan “Independent”.

Për shfrytëzimin e kësaj të drejte, djali i presidentit duhet t’i paguajë një mijë dollarë dhe gjithashtu ta blejë licencën për 160 dollarë.

Ai është i njohur për pasionin që e ka për gjuetinë dhe është parë disa herë në Alaskë, Kanada dhe vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat