Këshilltari i Sigurisë Kombëtare mohon raportimet për ndihmën e Rusisë ndaj Trumpit në fushatën zgjedhore

Amerika

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare mohon raportimet për ndihmën e Rusisë ndaj Trumpit në fushatën zgjedhore

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:25
Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Robert O’Brien

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka prova që Rusia ka tentuar të ndihmojë në fushatën e Trumpit të garës për president.

Këto komente nga Robert O’Brien, vijnë disa ditë pasi mediat amerikane raportuan për një ndërhyrje të mundshme të Moskës për përkrahje të fushatës së presidentit Trump dhe kandidatit demokrat Bernie Sanders.

Trump ka dënuar deklaratat e mediave duke i quajtur “dezinformata të radhës” nga demokratët.

Bernie Sanders po ashtu ka reaguar ndaj informatave për ndihmë të Moskës duke kërkuar nga presidenti Vladimir Putin të qëndrojë larg zgjedhjeve të SHBA-së.

Këshilltari O'Brien ka kundërshtuar edhe raportimet se Trump ka larguar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Intelegjencës Kombëtare Joseph Maguire për shkak të zemërimit me raportimet.

Trump ka zëvendësuar Maguiren me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell që konsiderohet besnik shumë i madh ndaj presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat