Michele Obama tregon se si po i kalon ditët në karantinë bashkë me familjen

Amerika

Michele Obama tregon se si po i kalon ditët në karantinë bashkë me familjen

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:20
Familja Obama

Netflix, video-konferenca dhe mësime online! Kështu i kalon ditët e karantinimit familja Obama. Gjatë një lidhjeje telefonike me Ellen DeGeneres, Michelle Obama tregoi rutinën e ditëve të izolimit.

“Po përpiqemi të strukturojmë ditët. Jemi mbledhur të gjithë, vajzat janë kthyer që nga dita kur u vendos që mësimet do të merren online dhe secila qëndron në dhomën e saj për të studiuar. Mendoj se Barack është…Nuk e di ku është, por pak më parë po bënte një telefonatë pune. Përpiqemi ta mbajmë rutinën e punës, por sigurisht ka shumë Netflix gjatë ditës!”- tregon ish-Zonja e Parë.

Përpos rutinës së karantinës, Michelle nuk harroi t’i jepte një këshillë pjesës tjetër të botës që po kalojnë përmes një situate të ngjashme.

“Shihni anën pozitive. Kjo na detyroi të ulemi me njëri-tjetrin, të bëjmë biseda të gjata e të vërteta, apo të bëjmë pyetje. Kjo do të na ndihmonte të mbanim veten të zënë pa qenë nevoja të qëndrojmë në kompjuter apo TV. Eshtë një ushtrim i mirë që na kujton se shpesh nuk na duhen gjithë gjërat që kemi”.- përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat