Pastori katolik vdes nga koronavirusi, pak ditë pasi pandeminë e quajti histeri të mediave

Amerika

Pastori katolik vdes nga koronavirusi, pak ditë pasi pandeminë e quajti histeri të mediave

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:06
Landon Spradlin

Një pastor katolik i cili e konsideroi koronavirusin si një histeri masive e mediave, ka ndërruar jetë pasi u infektua fatalisht.

Landon Spradlin, 66-vjeç nga Gretna në Virxhinia, Shtetet e Bashkuara, ndërroi jetë tri ditë më parë në spital pas komplikacioneve të pneumonisë shkaktuar nga Covid-19, raportuan sot mediat amerikane.

I ndjeri u infektua gjatë udhëtimit për në Neë Orleans me gruan e tij dhe disa priftërinj të tjerë.

Para se të ndodhte kjo, më 13 mars pastori publikoi në internet një apel që sugjeronte se vdekjet e koronavirusit ishin të krahasueshme me atë të gripit të derrit dhe shtoi se mediat po e kthenin në histeri këtë situatë. Sipas tij Covid-19 po zmadhohej për të dëmtuar reputacionin e Trump.

Më pas, pastori pranoi se pandemia e koronavirusit ishte e vërtetë, por shtoi se media po shton frikën duke theksuar se virusi do të ikë.

Më 17 mars, familja vendosi të kthehej në shtëpi sepse gjendja e Landon u përkeqësua. Ai kishte bronkit dhe formë të lehtë të pneumonisë.

Kur nisi udhëtimin doli negativ ndaj koronavirusit, por gjatë rrugës për në shtëpi u ndal[n në Karolinën e Veriut sepse kishte vështirësi në frymëmarrje.

Sapo mbërriti në spital, u vendos në pajisje respiratore dhe mjekët e diagnostikuan me pneumoni të dyfishtë. Më vonë doli pozitiv ndaj koronavirusit dhe ndërroi jetë më 25 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat