Coronavirusi në SHBA më vdekjeprurës se 6 luftëra bashkë

Amerika

Coronavirusi në SHBA më vdekjeprurës se 6 luftëra bashkë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 370,000, që është i barabartë me numrin e rasteve në tre vendet më të prekura në botë.

Numri i të vdekurve ka tejkaluar 10,000, që, sipas shifrave zyrtare nga sektori qeveritar, janë më shumë viktima sesa në luftime direkte në gjashtë nga 13 luftërat e vendit.

“Koronavirusi është më fatal në popullsi sesa betejat e gjashtë luftërave së bashku – në Revolucionin Amerikan për Pavarësinë (1775–1783), Luftën e vitit (1812–1815), Luftën meksikane të viteve 1846–1848, me indianët Seminole (1817–1896), luftën spanjollo amerikane ( 1898-1902) dhe Stuhia e shkretëtirës (1990-1991),

Ndoshta këta numra janë arsye e mjaftueshme pse sot, përkundër dritës së vogël në fund të tunelit mbërriti një mesazh paralajmërues i Shtëpisë së Bardhë.”Ky është  momenti për të mos shkuar në dyqane dhe farmaci, por bëni gjithçka që mundeni të mbroni familjen dhe miqtë ose mund të vijnë ditët më të  vështirat në jetën e shumë amerikanëve”.

Situata më e vështirë është në Nju Jork, ku  janë gati një e treta e të infektuarve.

Coronavriusi tashmë ka prekur 184 vende të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat