Mbi 65 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Mbi 65 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Të paktën 1,106,373 raste me koronavirus janë raportuar në SHBA, derisa afro 65.173 vdekje janë paraqitur në total në vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. 

Ndërsa shtetet fillojnë të përfshijnë “vdekjet e mundshme” në numrat e tyre, kështu po vepron universiteti. Në ditët e ardhshme, këto ndryshime mund të rrisin numrin e rasteve fatale në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në nivel global që lidhen me Covid-19.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe rastet e riatdhesuar dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat