Rëndohet situata në Brazil, shkon në 8 mijë e 500 numri i të vdekurve nga Covid-19

Amerika

Rëndohet situata në Brazil, shkon në 8 mijë e 500 numri i të vdekurve nga Covid-19

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

Është rënduar situata e koronavirusit në Brazil. Vendi amerikano-latin ka regjistruar 615 të vdekur, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është rritja më e madhe ditore në Brazil që kur u raportuan rastet e para me Covid-19.

Tashmë në total, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 8 mijë e 500 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Nelson Teich tha se qeveria tashmë mund të mbyllë në masa të forta izolimi qytetet më te prekura nga virusi vdekjeprurës.
Deri tani presidenti Jair Bolsonaro nuk ka marrë vendime për izolimin e vendit si shumica e vendeve në botë, duke inkurajuar njerëzit të vazhdojnë punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat