Gjykatësi në SHBA pushohet nga puna, pasi pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” gjatë një sulmi seksual - Bota Sot
Gjykatësi në SHBA pushohet nga puna, pasi pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” gjatë një sulmi seksual

Amerika

Gjykatësi në SHBA pushohet nga puna, pasi pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” gjatë një sulmi seksual

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:22
John Russo Junior

Një gjykatës që pyeti një grua nëse kishte “mbyllur këmbët” për t’i shpëtuar ngacmimit seksual, është pushuar nga puna.

Sipas mediave të huaja, kreu i Gjykatës së Lartë, John Russo Junior, pyeti një grua e cila kërkoi urdhër mbrojtje nga gjykata, nëse ajo kishte mbyllur këmbët gjatë tentativës, ose nëse kishte njoftuar policinë gjatë ngacmimit seksual.

Ai u hoq të martën nga pozita, gjerësisht nga Gjykata Supreme e New Jersey, ndërsa do të ndalojë së operuari profesionin e tij për shkak të sjelljes së pahijshme.

Kryetari i Drejtësisë, Stuart Rabner, shkroi se do të ishte ‘e pakonceptueshme’ që Russo të kryesojë seanca mbi dhunën në familje ose çështjet e sulmit seksual në të ardhmen. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat