Pasi polici ia vuri gjurin në qafë, burri me ngjyrë ndërroi jetë – vdekja e tij ndez protesta të ashpra në SHBA

Amerika

Pasi polici ia vuri gjurin në qafë, burri me ngjyrë ndërroi jetë – vdekja e tij ndez protesta të ashpra në SHBA

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy ditë pas vdekjes së një burri pangjyrë, të paarmatosur, në duart e një oficeri policie, protestuesit marshuan në rrugët e të paktën tre qyteteve të mëdha të SHBA.

Sipas CNN,në Minneapolis, ku George Floyd u vra të hënën, u shënua nata e dytë e protestave, të cilat u karakterizuan edhe nga plaçkitjet dhe zjarret ndërsa turma të protestuesve u përplasën me policinë, të cilët qëlluan përsëri me gaz lotsjellës, sipas vëzhgimeve nga ekipi i CNN në vendin e ngjarjes dhe policia.

Guvernatori i Minnesota-s, Tim Walz, i cili paralajmëroi mbrëmjen e së mërkurës për një “situatë jashtëzakonisht të rrezikshme” në protestë, u bëri thirrje demonstruesve të qëndrojnë të qetë – një lutje e bërë nga familjarët e Floyd.

Ndryshe, herët në mëngjes të enjten, policia tha se një burrë u qëllua fatalisht pranë vendit të protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat