Shefi i policisë i drejtohet Trumpit: Nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbylle gojën

Amerika

Shefi i policisë i drejtohet Trumpit: Nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbylle gojën

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:41
Huoston-Trump

Shefi i policisë së Huoston, Art Acevado, bëri një deklaratë befasuese të martën ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, për protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, pas vdekjes së George Floyd.

“Më lejoni t’ia them vetëm këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të shefave të policisë: Ju lutem, nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbylle gojën”, tha Avecado gjatë një transmetimi në CNN.

Sipas mediave të huaja, ai iu përgjigj deklaratave të Trumpit, i cili tha para disa ditësh, t’i dominojnë protestuesit, dhe i quajti qeveritarët të dobët ndaj situatës.

“Kjo çështje nuk ka të bëj me dominimin. E rëndësishme është t’i fitojmë zemrën dhe mendjen njerëzve”, u shpreh ndër tjersh shefi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat