I arrestohet e bija gjatë protestave për vdekjen e George Floyd – Kryetari i New York-ut thotë se është krenar me të

Amerika

I arrestohet e bija gjatë protestave për vdekjen e George Floyd – Kryetari i New York-ut thotë se është krenar me të

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:01
Bill de Blasio dhe vajza e tij Chiara de Blasio

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, u ka thënë gazetarëve se është krenar për vajzën e tij, Chiara de Blasio, pasi u arrestua në një protestë të George Floyd gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja  vajza e de Blasio u arrestua të shtunën, gjatë një proteste në Manhattan.

Ajo ishte një nga 345 personat e arrestuar në protestat e qytetit të New York-ut, ndërsa u mbajt shkurt në paraburgim, ku më pas u lirua.

Gjatë një konference për shtyp, Bill de Blasio u tha gazetarëve që ishte krenar për vajzën  e tij, pasi i qëndron prapa akuzave të ndryshimit.

“E dua shumë vajzën time. Ajo është një qenie kaq e mirë njerëzore dhe dëshiron që t’i bëjë mirë botës”, ka thënë kryebashkiaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat