​Vrasja e George Floyd: Kaucioni për oficerin e policisë, 1.25 milion dollarë

Amerika

​Vrasja e George Floyd: Kaucioni për oficerin e policisë, 1.25 milion dollarë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:34
George Floyd

Një gjykatës amerikan ka vendosur kaucion prej 1.25 milion dollarësh për lirim me kusht të oficerit policor Derek Chauvin, i cili doli në gjyq për herë të parë të hënën me akuzën e vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Pas seancës së shkurtër dëgjimore përmes video-lidhjes nga paraburgimi ku ndodhet tash ish-oficeri i policisë, gjykatësja Jeannice Reding nga qarku Hennepin County Minneapolis ka planifikuar për 29 qershor seancën tjetër për të adresuar bazën e çështjes.

Derek Chauvin (44), akuzohet se ka vrarë George Floyd (46), dy javë më parë pasi e shtypi me gju në qafë për gati 9 minuta.

Drama, e cila u regjistrua në një telefon celular nga një kalimtar dhe pamjet u përhapën shpejt në internet, ndezi një valë protestash në Shtetet e Bashkuara dhe u përhap në të gjithë botën.

Gjykatësja së pari caktoi kaucion prej 1 milion dollarësh dhe më pas e ngriti edhe për 250.000 dollarë.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Minesota, Mathew Frank tha se rëndësia e akuzës dhe forca e zemërimit të publikut kundër Chauvin mund ta detyronin me lehtësi të arrestuarin të ikte nëse lejohej të gjykohej në përgjithësi.

Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë. Tre nga kolegët e tij në Minneapolis të akuzuar për ndihmën e vrasjes së Floyd u sollën javën e kaluar për herë të parë në gjykatë, e cili dha kaucion për lirim me kusht prej 1 milion dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat