SHBA evakuon 80 shtetas nga Sudani për shkak të koronavirusit

Amerika

SHBA evakuon 80 shtetas nga Sudani për shkak të koronavirusit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:04
SHBA

SHBA-ja ka evakuuar 80 shtetas të saj nga Sudani ku koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur me shpejtësi.

Në një deklaratë nga ambasada amerikane në Khartoum thuhet se “Personeli i ambasadës tonë në Khartoum ndihmoi për rikthimin në vend të 80 shtetasve amerikanë dhe familjeve të tyre”.

Sudani është një nga vendet ku është përhapur më shumë COVID-19 në Afrikën Lindore, ku numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 7.000 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 447./AA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat