Amerika shënon “Juneteenth” - Bota Sot
Amerika shënon “Juneteenth”

Amerika

Amerika shënon “Juneteenth”

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

19 qershori është shndërruar në një ditë simbolike pasi shënon ditën e fundit para se skllevërit afrikano-amerikanë të shpalleshin të lire 155 vjet më parë.

Proklamata e Emancipimit liroi skllevërit në shtetet jugore amerikane në 1963, por skllevërit e fundit në shtetin e Teksasit nuk u liruan deri në 1865, kur trupat e Unionit mbërritën në qytetin e Galvestonit.

Vitin tjetër, ish-skllevërit filluan të festonin këtë ditë në Galveston duke e quajtur festën “Juneteenth” një kombinim i fjalës June, për muajin qershor dhe nineteenth, për datën 19. Festimet u shpërndanë gjatë viteve në shtete të tjera amerikane si dhe në vende të tjera si Gana, Koreja e Jugut dhe Izrael.

Disa shtete amerikane, përfshirë Virxhinian dhe Nju Jorkun e kanë caktuar Juneteenth si festë shtetërore. Punonjësit e qeverive lokale në këto shtete e kanë pushim me pagesë. Ka edhe korporata që u japin punonjësve pushim.

Për shkak të pandemisë, janë reduktuar festimet dhe në vend të tyre po zhvillohen lidhje përmes internetit. Grupe të tjera të angazhuar në protesta paqësore, në përpjekje për regjistrimin e votuesve dhe fushata për të mbështetur biznese të afrikano-amerikanëve.

Presidenti Trump tha në një deklaratë të premten se Dita Juneteenth “është edhe ditë përkujtimi i një të kaluare të hidhur të historisë sonë, edhe festë për të shënuar aftësinë e kombit tonë për të dalë ngadhnjimtar mbi errësirën”. /VoA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat