SHBA shënon rekord të rasteve – 52,982 në 24 orë

Amerika

SHBA shënon rekord të rasteve – 52,982 në 24 orë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 08:37
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një rekord të ri të numrit të rasteve të konfirmuara me Covid-19 në 24 orë – plot 52, 982.

Rastet e konfirmuara në SHBA kanë arritur në 2,682, 270, ndërkohë që janë regjistruar 128,028 vdekje – që është dyfishi i numrit të vdekjeve të regjistruara në Brazil që është në vend të dytë për nga numri i vdekjeve.

Këto të dhëna janë nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA që ka përcjellë të dhënat globale të zhvillimit të virusit, transmeton Klan Kosova.

Infeksioni nuk është duke u ngadalësuar në SHBA. Në fillim të kësaj jave zyrtari i lartë shëndetësor Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se vendi së shpejti mund të regjistrojë 100,000 raste në ditë.

Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit po bën që disa shtete të mos i zbatojnë planet për rihapje, pavarësisht dëmeve të mëdha ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat