Harruan Covid-19 dhe festuan 4 Korrikun “të ngjeshur”, rezultojnë të infektuar 1 javë më pas

Amerika

Harruan Covid-19 dhe festuan 4 Korrikun “të ngjeshur”, rezultojnë të infektuar 1 javë më pas

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:24
Foto

Me qindra amerikanë festuan fundjavën 4 Korrikut në liqenin e Michigan-it. Tashmë disa prej tyre kanë Covid-19. Kjo ka bërë që zyrtarët e shëndetit të paralajmërojnë të tjerët që morën pjesë në festë se mund të jenë gjithashtu të infektuar.

Departamenti i Shëndetit në Michigan-Northwest njoftoi se zyrtarë të tjerë shëndetësorë në shtet raportuan se disa qytetarë kanë rezultuar pozitivë “pasi morën pjesë në festën e organizuar në liqen për Ditën e Pavarësisë, njoftoi departamenti të premten.

Ata që rezultuan pozitivë nuk ishin në gjendje të identifikonin të gjithë personat me të cilët kishin pasur kontakte, “dhe për këtë arsye ne duam ta ndërgjegjësojmë publikun se ata që morën pjesë mund të rrezikohen nga ekspozimi, dhe raste shtesë mund të raportohen në ditët në vijim”, njoftoi më tej departamenti i shëndetësisë.

“Nëse keni qenë në festën e Torch Lake Sandbar gjatë fundjavës së 4 korrikut duhet të monitoroni për shenja dhe simptoma të COVID-19 dhe të kërkoni testim nëse keni simptoma apo nëse keni qenë në rrezik të lartë ekspozimi për shkak të kontaktit të afërt me persona të tjerë,” vijon më tej deklarata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat