Shpërthim vdekjeprurës në SHBA, raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Amerika

Shpërthim vdekjeprurës në SHBA, raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim u raportua të hënën në Baltimore të SHBA-së, duke lënë të vdekur një persona dhe katër të tjerë të lënduar, thonë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se një grua ndërroi jetë si pasojë e këtij shpërthimi, ndërsa një person tjetër thuhet se ka mbetur nën rrënoja.

Shpërthimi ndodhi në një zonë banimi të Baltimore, sakaq tre shtëpi u rrafshuan, deklaruan autoritetet.

The Baltimore Sun, njoftoi se incidenti ishte një shpërthim i gazit natyror, megjithëse shkaku mbetet ende i panjohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat