Anketa e CNN-it: Ekonomia, arsye e parë për të votuar

Amerika

Anketa e CNN-it: Ekonomia, arsye e parë për të votuar

Nga: D.G Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 23:27
Donald Trump dhe Joe Biden

CNN-i publikoi sondazhet e tij të daljes mbi disa tema dhe pyetje në të cilat janë përgjigjur votuesit. Pyetja e parë ishte se cila ishte për votuesit gjëja më e rëndësishme sipas të cilës kanë votuar.

Se fjala është për ekonominë kanë thënë 34 përqind e të anketuarve, pabarazia racore ishte temë për 21 përqind dhe koronavirusi për 18 përqind e të anketuarve.

Krimi dhe siguria dhe sistemi i kujdesit shëndetësor ishin dominuese për 11 përqind të të anketuarve.

Të pyetur se çfarë është më e rëndësishme për të bërë në këtë moment, 52 përqind e votuesve thanë që koronavirusi duhet të çrrënjoset dhe 42 përqind thanë se ekonomia duhet të ripërtëritet.

Kur bëhet fjalë për përpjekjet e SHBA-së për të luftuar koronavirusin, 48 përqind e të anketuarve në sondazhin e daljes së CNN-it mendojnë se janë të mira, ndërsa 51 përqind mendojnë se janë të këqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat