Në mes të samitit të G20, Trump shkoi për të luajtur golf

Amerika

Në mes të samitit të G20, Trump shkoi për të luajtur golf

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:01
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkoi për të luajtur golf pas një fjalimi të shkurtër në samitin G-20, të organizuar nga Arabia Saudite, por që u mbajt përmes video-lidhjeve për shkak të pandemisë.

Trump, i cili ende nuk e ka pranuar humbjen pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, foli në fillim të një samiti dy-ditor virtual.

Një burim me qasje në takim, i mbyllur për media, tha se Trump “bëri një punë absolutisht të mahnitshme gjatë mandatit për ekonomi”, duke shtuar se Trump “nuk tha asgjë për situatën globale”, raporton theguardian.

“Ka qenë një nder për të punuar me ju dhe pres që të punoj me ju në të ardhmen”, tha Trump, duke cituar një tjetër pjesëmarrës.

Më pas, Trump u zëvendësua nga Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ndërsa flisnin liderët e tjerë botërorë.

Ai më vonë u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe shkoi për të luajtur golf në Virginia, jo shumë larg Uashingtonit.

Ai u përshëndet nga një grusht mbështetësish me flamujt Trump, njëri me imazhin e presidentit të 45-të të SHBA dhe mbishkrimin “Katër vjet më shumë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat