778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

Amerika

778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:12
Ilustrim

Rreth 778 mijë punëtorë amerikanë aplikuan për përfitime papunësie javën e kaluar.

Pasi rritja e papritur e rasteve të koronavirusit po mban nën presion rimëkëmbjen e tregut të punës, njoftoi sot Ministria e Punës e SHBA-së.

Me të papunët e ri që aplikuan për ndihmë shtetërore, numri i përgjithshëm, sipas të dhënave të ministrisë, arriti në rreth 68.9 milionë.

E cila është afërsisht e barabartë me popullsinë e Tajlandës, raporton New York Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat