Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Sacramento – raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Sacramento – raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:51
Pamje nga video

Një person është duke u kërkuar në Sacramento, California, pasi të premten në mbrëmje kishte pasur të shtëna armësh në një qendër tregtare, nga të cilat të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas FoxNews, Departamenti i Policisë në Sacramento në mediat sociale nuk e konfirmuan vdekjen, por media të shumta raportuan për diçka të tillë.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, shkroi policia në Twitter, duke shtuar, “Nuk ka asnjë kërcënim aktiv në këtë kohë”.

Ndërkohë personi i plagosur u dërgua në një spital të traumës me dëmtime kërcënuese për jetën, njoftoi FOX 40 i Sacramento.

Viktimat ishin një burrë i rritur (i cili u vra) dhe një adoleshent, sipas Sacramento Bee.

Siç thuhet më tej, personi në fjalë, i cili dukej të ishte midis 18 dhe 25, iu afrua dy personave në qendër dhe hapi zjarr ndaj tyre, tha policia.

Ai më pas doli me vrap nga ndërtesa.

Qendra Arden Fair, ku ndodhi të shtënat, u evakuua pas incidentit, njoftoi Bee.

“Ne po presim më shumë detaje mbi incidentin e mbrëmjes”, shkroi kryebashkiaku i Sacramento, Darrell Steinberg menjëherë pas të shtënave. “Ne jemi shumë të shqetësuar nga rritja e dhunës me armë në Sacramento dhe qytete të tjera gjatë pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat