U raportua i zhdukur rreth 24 orë më parë – marinari gjendet i gjallë, rreth 140 kilometra larg bregut të Floridas

Amerika

U raportua i zhdukur rreth 24 orë më parë – marinari gjendet i gjallë, rreth 140 kilometra larg bregut të Floridas

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Foto

Një 62-vjeçar u zbulua i kapur ngushtë në trupin e anijes së tij të përmbysur në ujërat pranë bregdetit të Floridës të dielën – rreth 24 orë pasi u raportua i humbur në det, thanë zyrtarët.

Sipas medieve të huaja, ka qenë ekuipazhi në bordin e një trageti që vuri re Stuart Bee rreth orës 11 të mëngjesit, rreth 140 kilometra larg Kepit Canaveral, duke u mbajtur në anijen e tij rreth 10 metra të gjatë, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.

Agjencia ishte duke kërkuar për gjurmët e marinarit që kur u raportua i zhdukur të shtunën në mëngjes.

Bee ishte larguar nga Kepi Marina të premten, por personi që e raportoi atë të zhdukur u shqetësua pasi ai nuk ishte kthyer të nesërmen dhe zakonisht nuk qëndronte në det gjatë natës.

Deri më tani nuk janë dhënë informata se çfarë kishte ndodhur dhe rreth gjendjes së tij shëndetësore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat