COVID-19: Kongresi amerikan miraton ndihmën 900 miliardëshe

Amerika

COVID-19: Kongresi amerikan miraton ndihmën 900 miliardëshe

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:37
Foto

Kongresi amerikan ka miratuar një paketë prej 900 miliardë dollarësh të ndihmës pandemike të koronavirusit pas muajsh grindje politike.

Senatorët miratuan projektligjin të hënën vonë, disa orë pasi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Ndihma përfshin pagesa direkte për shumë amerikanë dhe mbështetje për bizneset dhe programet e papunësisë.

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë paketën së shpejti, raporton BBC.

Ndërsa, presidenti i zgjedhur Joe Biden mirëpriti paketën e ndihmës por tha se Kongresi duhej të fillonte punën për të mbështetur planin e tij të ndihmës ndaj COVID-19 në vitin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat