Mutacioni që doli nga xhungla/ Varianti brazilian shkakton panik

Amerika

Mutacioni që doli nga xhungla/ Varianti brazilian shkakton panik

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:14
Brazil

Një tjetër variant i koronavirusit po krijon shqetësim në mbarë botën, raporton BBC.

Bëhet fjalë për atë që njihet si varianti brazilian. Edhe ky variant mendohet se është më infektues së varianti origjinal dhe po shkakton probleme të mëdha në Brazil.

Spitalet janë në prag të kolapsit dhe u mungon oksigjeni, raporton BBC. Britania ka vendosur të anulojë hyrjen në vend të gjtihë udhëtarëve që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Portugalia për shkak të këtij varianti.

Brazili ka regjistruar mbi 200 mijë vdekje nga koronavirusi dhe rastet e reja kanë shpërthyer në vend, me një rritje prej 51 përqind në krahasim me javën e shkuar.

Mutacioni mendohet se e ka origjinën nga xhunglat e Amazonës, raporton Daily Mail. Ai u pikas te katër udhëtarë japonezë, që ishin kthyer nga Amazona.

Por pavarësisht se bota është në alarm për këtë variant, Daily Mail raporton se brazilët nuk duken të shqetësuar. Madje disa as nuk ia kanë idenë që një mutacion i ri po bën kërdinë.

Një ditë më parë shkencëtarët ngritën shqetësimin se varianti brazilian mund të jetë i aftë t’i bëjë vaksinat të paefektshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat