Biden anulon fondet për ndërtimin e murit me Meksikën

Amerika

Biden anulon fondet për ndërtimin e murit me Meksikën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka anuluar urdhrin kombëtar të emergjencës, i cili u jepte mundësi për financimin e murit kufitar me Meksikën, që ishte propozim i Donald Trump, ish presidentit amerikan.

Në një letër drejtuar Kongresit të enjten, Biden shkroi se urdhri ishte “i pajustifikueshwm” dhe tha se asnjë dollar tjetër i taksave nuk do të shpenzohet në mur.

Trump kishe shpallur gjendje të jashtëzakonshme pwr kufirin jugor në vitin 2019, gjë që e lejoi atë të anashkalonte Kongresin dhe të përdorte fonde ushtarake për ndërtimin e tij.

Kur Trump u largua nga detyra, rreth 25 miliardë dollarë ishin shpenzuar në projekt, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat