Biden: 2 miliardë dollarë shtesë për COVAX-in deri në 2022

Amerika

Biden: 2 miliardë dollarë shtesë për COVAX-in deri në 2022

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 06:47
Presidenti Biden

Presidenti Biden njoftoi të premten një paketë prej 4 milirdë dollarësh për të mbështetur vaksinimet kundër COVID-it në vende të varfëra.

Në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, zoti Biden njoftoi mbështetje financiare për COVAX-in, koalicioni që ka për detyrë të ndihmojë për vaksinimet vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Ndërkohë që përpiqemi të dalim nga dhëmbët e kësaj pandemie, rishfaqja e Ebolës në Afrikë është një kujtesë e pamohueshme se duhet të punojmë njëkohësisht për të forcuar sigurinë shëndetësore, sistemet globale të shëndetit dhe për të krijuar struktura paralajmërimi për parandalimin, diktimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve të ardhshme biologjike, pasi do të ketë të tilla”, tha zoti Biden gjatë takimit virtual.

Presidenti Biden u zotua të japë 2 miliardë dollarë për COVAX-in deri në vitin 2022. Zotimi pason një kontribut prej 2 miliardë dollarësh që Kongresi miratoi dy muaj më parë dhe që do të lëvrohet në fund të muajit.

Programi COVAX u krijua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ish-presidenti Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga OBSH duke e akuzuar organizatën se kishte fshehur gabimet e Kinës në përgjigje të virusit në fillim të krizës.

“Duhet të punojmë së bashku për të forcuar dhe reformuar OBSH-në,” tha Presidenti Biden. “Na duhet një sistem i OKB-së i përqëndruar tek kërcënimet biologjike që çon në veprime të shpejta”.

Zoti Biden u bëri thirrje vendeve partnere në Grupin e Shtatëshes të përmbushin zotimet e tyre ndaj COVAX-it dhe të bëjnë investime shtesë në zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat