Obama në podkest me Springsteen

Amerika

Obama në podkest me Springsteen

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, do ta mbajë ciklin e dytë të podkestit të tij, dhe kësaj radhe për mysafir ka legjendën e rokut, Bruce Springsteen-in.

Ky podkest mban titullin “Renegades” Born in the USA”, dhe kjo seri prej tetë episodesh ka biseda midis Obamës dhe Springsteen-it të cilët u bënë miq gjatë fushatës presidenciale të Obamës më 2008.

Ata diskutojnë tema nga më të ndryshmet, prej atësisë, racës e deri te gjendja aktuale në vend.

Episodi i parë, i titulluar ‘Autsajderët: Një miqësi e pazakontë”, jep detaje se si politikani dhe muzikanti farkëtuan marrëdhënien e tyre ndonëse nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta, sipas USA Today.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat