Raporti për Khashoggin: Biden flet në telefon me mbretin saudit

Amerika

Raporti për Khashoggin: Biden flet në telefon me mbretin saudit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur në telefon me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, ndërsa kërkon që të vendosë marrëdhëniet me aleatin e vjetër Amerikën në një pozicion të ri.

Ai “konfirmoi rëndësinë” që SHBA “i kushton të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biden e ka bërë këtë telefonatë pasi e ka lexuar një raport të ardhshëm të SHBA-së për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Raporti, që do të publikohet së shpejti, pritet që të përfshijë djalin e mbretit, princin Mohammed bin Salman.

Megjithatë, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk përmendet emri i Khashoggit.

“Presidenti vuri në pah si diçka pozitive lirimin e fundit të disa aktivistëve sauditë-amerikanë dhe të Loujain al-Hathloul nga paraburgimi (e cila u lirua këtë muaj pas gati tre vjetësh në paraburgim) dhe ka konfirmuar rëndësinë që SHBA-ja i kushton të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat