Sulm me armë zjarri në një supermarket në Kolorado, disa të vrarë

Amerika

Sulm me armë zjarri në një supermarket në Kolorado, disa të vrarë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 06:26
Ilustrim

Policia në qytetin Boulder të Kolorados bëri të ditur se disa persona u vranë mes tyre edhe një polic pas një sulmi me armë zjarri në një supermarket. Pamje të transmetuara drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes nga media lokale tregonin një person në një ambulancë dhe një tjetër të përgjakur që po shoqërohej nën pranga.

Policia shkruante në Twitter se incidenti ndodhi në supermarketin “King Soopers” në Boulder, një qytet rreth 45 kilometra në veriperëndim të Denverit.

Një person i cili ndodhej brenda dyqanit me bashkëshorten e tij gjatë momentit të incidentit tha se dëgjoi tre të shtëna me armë dhe se kishte vrapuar nëpër dyqan së bashku me klientë të tjerë për të shpëtuar.

Ai tha se të shtënat dukeshin sikur vinin nga pjesa e përparme e supermarketit.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, shkruante në Twitter se po vëzhgonte ngjarjet në Boulder, duke shtuar se "Lutjet e mia u shkojnë kolegëve tanë në Kolorado në këto momente trishtimi dhe pikëllimi ndërsa mësojmë më shumë rreth përmasës se tragjedisë".

Në një njoftim të FBI-së në Twitter thuhej se agjentët e saj po ndihmonin policinë lokale në hetimin e ngjarjes në supermarket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat