Kryeministri kanadez merr vaksinën, por gjithë vëmendja shkon te tatuazhi në krah

Amerika

Kryeministri kanadez merr vaksinën, por gjithë vëmendja shkon te tatuazhi në krah

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:40
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau mori dje dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke thënë para gazetarëve se ndihej shumë i lumtur.

“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, tha Trudeau për mediat.

Por, gjatë vaksinimit, vëmendja shkoi te tatuazhi i veçantë i kryeministrit. Tatuazhi i një korbi në shpatullën e majtë, është një simbol nga njerëzit indigjenë Haida të Paqësorit veriperëndimor në Kanada.

“Tatuazhi im është planeti Tokë brenda një korbi Haida. Globin e bëra kur isha 23 vjeç, korbin nga Robert Davidson (njëri ndër artistët më të shquar bashkëkohorë kanadezë), e bëra për ditëlindjen e 40”, ka shpjeguar me herët Trudeau në lidhje me tatuazhin.

Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 1.1 milion persona të infektuar me koronavirus dhe afro 24 mijë viktima.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat