Emma Coronel Aispuro: Ngritja dhe rënia e gruas së mbretit të drogës

Amerika

Emma Coronel Aispuro: Ngritja dhe rënia e gruas së mbretit të drogës

Nga: Tara McKelvey, BBC Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:10
Emma Coronel Aispuro

Emma Coronel Aispuro bënte një jetë për tu patur zili në New York, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës Joaquin Guzman Loera, aka El Chapo. Por jeta e luksit shumë shpejt do të merte fund, pasi ajo u arrestua dhe u dërgua në burgun e  Virxhinia. Çfarë ndodhi me gruan e mbretit të drogës?

Emma Coronel Aispuro mbahet në izolim, në një qeli të vogël, në të cilën sipas avokatit të saj lexon  romane, “romantike”, për të kaluar kohën. Kushtet e burgut janë  një kontrast i plotë me jetën që ajo ka pasur dikur. Disa muaj më parë, ajo kishte në plan të hapte një linjë veshjesh, El Chapo Guzman. (Çifti ka statusin e ikonës së stilit në Meksikë dhe vajza e tij gjithashtu ka shkëlqyer në botën e botës duke përdorur emrin e tij).

Gjatë gjyqit të burrit të saj në 2019, ajo mbante bizhuteri dhe një orë të shtrenjtë. Më pas në fillim të këtij viti, Coronel, 31 vjeç, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia dhe u akuzua si bashkëpunëtore e burrit të saj. Guzman, 64 vjeç, tani ndodhet në burg dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Kolorado.

Zyrtarët e FBI-së thanë se Coronel ishte bashkëpunëtore në shpërndarjen e kokainës dhe ndihmoi në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Historia e saj është një histori personale, një burrë mashtrues, një zonjë dhe një ndërmarrje kriminale. Megjithatë, kjo histori hedh dritë mbi botën e fshehtë të karteleve të drogës dhe grave që janë pjesë e tyre.  Data e gjyqit ende nuk është caktuar por nëse shpallet fajtore, ajo mund të qëndrojë në burg për gjithë jetën.

Image
Emma Coronel Aispuro

Duke lënë mënjanë çështjen e fajësisë  ose të pafajësisë, analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se Coronel gdhendi një rol të veçantë. Ajo ishte një figurë publike dhe një sipërmarrëse që kontrollonte se kush kishte qasje tek burri i saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin.

Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës janë shumë joshëse, sipas Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Coronel ishte ndryshe: “Ajo tregoi se gratë mund të kenë pushtetin në dorë”.

Derek Maltz, një ish agjent special në sektorin e drogës në SHBA, tha: “Nëse jeni pjesë e këtij biznesi fundi dihet, ose do të kapeni ose do të vriteni”.

Coronel  ishte e guximshme, ajo kishte plane për të hapur një kompani mode por hetimet fedarale i dhanë fund planeve të saj.

Rrëmbimet dhe vrasjet

Coronel  ishte ulur me miqtë në kafene, po bënte shaka se si do të zgjidhte të gjitha problemet, gjatë gjyqit të burrit të saj.

“Ajo ka një personalitet të fortë”, tha Miro, avokati i saj. “Ajo është plot energji, gjithmonë e qeshur”.

Coronel, një qytetare e Meksikës ashtu edhe e SHBA-së, u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeç, dhe ata u martuan shumë shpejt. Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Ajo ishte pjesë e çdo gjyqi të burrit të saj.

“Një diva e Sinaloas”, kështu e ka cilësuar një analiste me bazë në Paris, i cili ka kaluar kohë në Meksikë, duke studiuar kartelet. Me buzëkuq të kuq dhe me diamante dhe xhinse të ngushta, ajo mishëronte imazhin popullor të një gruaje joshëse që nxiste interesin tek të gjithë, raporton abcnews.al

Guzman përdori dhunën për të mbajtur kontrollin mbi tregun e paligjshëm të drogës dhe korri fitimet e tij, duke i dhuruar pasuri gruas dhe familjes së tij. Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë në Meksikë që nga viti 2006, vit kur qeveria nisi luftën mbi kartelet.

Viktimat përfshinin armiqtë e Guzmanit, si dhe individë që ishin afër tij. Trupi i një prej tyre u gjet në bagazhin e një makine, një vrasje që thuhet se ishte kryer nga një bandë rivale.

Çmimi i besnikërisë

Lucero Guadalupe Sanchez Lopez, dashnorja prej kohësh e Guzman, dëshmoi kundër tij gjatë gjyqit. Ajo u arrestua në qershor 2017 pranë kufirit SHBA-Meksikë. Ajo u deklarua fajtore dhe u dënua me 10 vite burg. Sanchez,  nënë e dy fëmijëve, bashkëpunoi me prokurorët si pjesë e një marrëveshje.

E veshur me një kostum blu të burgut, ajo përshkroi punën e tij si një udhëheqës karteli në sallën e gjyqit. Ajo ishte nervoze ndërsa Guzman, dukej i paduruar. Coronel u ul në rreshtin e dytë.  Ajo kishte veshur një xhaketë kadifeje, të njëjtin lloj që mbante burri i saj.

Xhaketat e njëjta tregojnë  forcën e martesës së tyre, thotë Wliliam Purpura, i cili ishte  avokat i Guzman. Coronel dëshironte t’i dërgonte një mesazh Sanchez duke veshur një veshje burri dhe gruaje të përshtatshme në ditën që do të dëshmonte.

Sanchez u la e lirë  ndërsa Coronel është ende në burg. Shumë u befasuan nga mënyra se si Coronel ishte e veshur gjatë gjyqit dhe ishin të zhgënjyer nga mënyra se si ajo i qëndroi besnike burrit të saj.

Image
Emma Coronel Aispuro

Kur avokati i saj, Heather Shaner, i tha asaj se Coronel ishte në burg, Sanchez nuk tregoi asnjë shenjë vetëkënaqësie. Në vend të kësaj, ajo u ndje e trishtuar duke thënë :” Edhe  një nënë tjetër duhet të qëndrojë larg fëmijëve të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat