E tmerrshme: Gjarpri 3.6 metra i gjatë shëtitet në qendër tregtare

Amerika

E tmerrshme: Gjarpri 3.6 metra i gjatë shëtitet në qendër tregtare

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 20:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një piton 3.6 metra i gjatë u arratis nga kopshti zoologjik dhe doli “shëtitje” në një qendër tregtare në Louisiana të SHBA.

Gjarpri i quajtur Cara, u kap nga autoritetet mëngjesin e së enjtes pas dy ditë kërkimesh.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale nga kopshti zoologjik, Blue Zoo Baton Rouge, shihen punonjësit që nëpërmjet një shkalle marrin Cara-n në krahë dhe e zbresin poshtë nga tavani i qendrës tregtare, ku kishte përfunduar.

“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se kërkimet morën fund! Cara u gjet shëndoshë e mirë”, shkruajti kopshti zoologjik.

Sipas stafit të kopshtit zoologjik, Cara është një gjarpër jo helmues, miqësor dhe i pëlqen ta kalojë kohën duke ndërvepruar me vizitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat