10 të vdekur në SHBA si pasojë e erërave dhe vërshimeve

Amerika

10 të vdekur në SHBA si pasojë e erërave dhe vërshimeve

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:57
SHBA

Vërshimet e mëdha në Tennessee të SHBA-së kanë lënë të paktën dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur të shtunë.

Raportohet se të reshurat e mëdha si pasojë e uraganit që ka goditur disa pjesë të Amerikës Veriore dhe asaj të Mesme, kanë zhdukur shumë shtëpi dhe rrugë rurale.

Vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e uraganit Grace edhe në Meksikë, kanë lënë të paktën tetë persona të vdekur e shumë të tjerë të zhdukur, të shtunën.

Autoritetet atje kanë bërë të ditur se erërat ishin të forta deri në 200 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat