Pensilvani, memoriali i viktimave të sulmeve terroriste

Amerika

Pensilvani, memoriali i viktimave të sulmeve terroriste

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:37
Memoriali i viktimave të sulmeve terroriste

40 pasagjerë humbën jetën pasi avioni i kompanisë “United Airlines” u rrëzua në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit rimorën kontrollin e avionit nga terroristët e al-Kaidës, të cilët kishin për qëllim të godisnin ndërtesën e Kongresit amerikan në kryeqytetin Uashington.

Gordon Felt udhëton shpesh në këtë pjesë të largët të Pensilvanisë qendrore. Edhe pse tani i është kthyer në një vizitë rutinë, ai e pranon se nuk është e lehtë.

“Por mua është e rëndësishme të jem këtu”, thotë ai.

40 pasagjerë humbën jetën pasi avioni i kompanisë “United Airlines” u rrëzua në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë pasi ata dhe anëtarët e ekuipazhit u përleshën me terroristët e al-Kaidës, të cilët kishin për qëllim të godisnin ndërtesën e Kapitolit në kryeqytetin amerikan.

Vëllai i Gordon Felt-it ishte pasagjer në avionin me numër fluturimin 93.

“Ndonjëherë duket si ngjarje jo reale. Më pas u bë e qartë se të dashurit tanë dhe ngjarjet që lidheshin me vdekjen e tyre kishin rëndësi historike për vendin tonë dhe pse ishte e vështirë ta pranonim. Ata, pasagjerët vendosën të bënin diçka atë mëngjes, duke ndryshuar historinë”, thotë zoti Gordon Felt.

“40 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit atë ditë bënë diçka të jashtëzakonshme. Edhe pse të panjohur për njëri-tjetrin, ata vendosën të bënin diçka. Ata ndryshuan historinë atë mëngjes”.

Katherine Hostetler punon për Shërbimi ne Parkut Kombëtar, që mbikëqyr memorialin në nderim pasagjerëve të avionit, që u rrëzua në Pensilvani. Për të, nuk është vetëm një punë. Ngjarjet e 11 shtatorit janë një pjesë e jetës së saj që nga shkolla e mesme.

“Unë u rrita rreth 10 milje në veri të memoriali”, thotë ajo.

Pas memorialit, në 24 shtator të vitit 2002, e gjithë skena e tragjedisë u kthye në park kombëtar.

“Ky vendim erdhi vetëm një vit e 13 ditë pas ngjarjes. Për fluturimin me numër 93, familjet, kongresmenët këtu në Pensilvani, presidenti e kuptuan se diçka duhej bërë për të ruajtur këtë peizazh dhe për të nderuar njerëzit në bordin e atij avioni, ekuipazhin dhe pasagjerët për atë që bënë atë ditë”.

Zona e memorialit për këtë fluturim tani është një kompleks masiv që përfshin mijëra hektarë tokë dhe qindra mijëra vizitorë shkojnë aty çdo vit.

“Në një ditë gjatë verës mesatarisht vijnë mbi 1000 vitizorë. Gjatë fundjavës në disa raste kemi tre mijë vizitorë”.

“Kjo është një histori që ende ka ndikim tek njerëzit”, thotë Gordon Felt, vëllai i të cilit ishte në fluturimin me numër 93.

Zoti Felt ka shpresuar gjithmonë se historia e vëllait të tij dhe pasagjerëve të tjerë në atë avion jo vetëm që ka interes për vizitorët por dhe i inkurajon ata të reflektojnë.

“Unë dua që njerëzit kur të dalin nga ky memorial të mendojnë: nëse do të isha unë, a mund të kisha bërë atë që ata bënë? Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të mos e harrojmë këtë histori. Na bën të ndihemi më mirë”, thotë ai për Zërin e Amerikës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat