Shkon mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Ka shkuar mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 120 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkoi në 695 mijë e 196.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 43,35 milionë, me 120.929 raste të reja Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,7 milionë raste të konfirmuara dhe 68.980 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat