Brazilianët kërkojnë ushqim në mbetjet e kockave të kafshëve

Amerika

Brazilianët kërkojnë ushqim në mbetjet e kockave të kafshëve

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:18
Brazilianët kërkojnë ushqim në mbetjet e kockave të kafshëve

Fotografitë tronditëse të brazilianëve të varfër që kërkojnë copëza mishi për ushqim te eshtrat e kafshëve, kanë nxjerrë në pah krizën e urisë, duke shkatërruar kombin më të populluar të Amerikës Latine, ku miliona njerëz janë zhytur në mjerim nga pandemia e coronavirusit.

Imazhet, të marra në Rio javën e kaluar nga fotoreporteri Domingos Peixoto, tregojnë njerëzit duke kërkuar për copëza ushqimi në pjesën e pasme të një kamioni që kishte tarnsportuar të brendshmet dhe eshtrat e hedhura nga një fabrikë që prodhon ushqim për kafshët.

“Disa ditë … Unë dua të qaj,” i tha shoferi i kamionit, José Divino Santos, gazetarit Rafael Nascimento de Souza, i cili po mbulonte historinë me Peixoto për gazetën Rio Extra.

“Më parë njerëzit vinin dhe kërkonin kocka për qentë e tyre. Ndërsa tani ata vijnë dhe luten për eshtra për të bërë ushqim për vete,” shtoi Santos, i cili ua shpërndan mbetjet nevojtarëve të Rio -s.

Një pastruese 51-vjeçare, Denise da Silva, tha se ajo kishte nevojë për të ushqyer pesë fëmijët e saj dhe 12 nipërit e mbesat.

Imazhet të cilat u shfaqën në rrjete sociale kanë nxitur reagime dhe protesta të menjëhershme.

Rreth 19 milionë brazilianë kanë mbetur të uritur që nga fillimi shpërthimit të Covid që kanë vdekur 600,000 njerëz./OraNews/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat