SHBA “godet” bankën qendrore ruse

Amerika

SHBA “godet” bankën qendrore ruse

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar me sanskione kundër Rusisë, duke goditur kësaj radhe banken qendrore të saj.

SHBA ka ndërprerë bashkëpunimin me bankën qendrore ruse dhe ka sanksionuar fondin shtetëror të investimeve në një hakmarrje të rëndë për pushtimin e Ukrainës.

Ai tha se sanksionet hynë në fuqi menjëherë, raporton Sky News.

Një zyrtar amerikan tha se Rusia gjithmonë i shihte rezervat e saj prej 630 miliardë dollarësh si një politikë sigurimi, por masa sot “e heq atë politikë sigurimi”.

Ata thanë se strategjia ishte të sigurohej që ekonomia e Rusisë të shkojë “prapa” për sa kohë që Presidenti Putin vazhdon fushatën e tij në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat