Washington Post: Dokumentet e marra në Mar-a-Lago përmbajnë informacione mbi aftësitë bërthamore të një vendi të huaj

Amerika

Washington Post: Dokumentet e marra në Mar-a-Lago përmbajnë informacione mbi aftësitë bërthamore të një vendi të huaj

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Në një artikull të gazetës ‘Washington Post’ të publikuar të martën, thuhej se mes dokumenteve të gjetura nga agjentët e FBI-së në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida muajin e kaluar, ishte dhe një që përmbante informacion mbi kapacitetet ushtarake të një vendi të huaj, përfshirë aftësitë bërthamore të tij.

Sipas gazetës, artikulli i saj bazohej në informacione të siguruara nga persona me dijeni mbi dokumentet. Në të nuk përmendej se për cilin vend të huaj bëhej fjalë.

Sipas artikullit, disa nga dokumentet e sekuestruara gjatë kontrollit të kryer më 8 gusht në Mar-a-Lago, përmbajnë informacione mbi operacione të SHBA-ve që janë aq shumë sekrete, sa shumë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, nuk dinë asgjë për to.

Gjatë kontrollit, FBI-ja sekuestroi rreth 11,000 dokumente, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth zotëprimit dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme të informacioneve të ndjeshme të lidhura me sigurinë kombëtare, si dhe përpjekjet për të penguar hetimet që po kryente kjo agjenci.

Ish-presidenti Trump, i cili u largua nga detyra në janar të vitit 2021, ktheu me qindra dokumente në janar dhe qershor të këtij viti. Por nisur nga informacione të marra nga burime të brendshme se në shtëpinë e tij kishte ende dokumente, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland kërkoi autorizimin e një gjykatësi federal pëpr kontrollin e shtëpisë së ish presidentit, që u krye në muajin gusht.

Zoti Trump e kundërshtoi kontrollin dhe nëpërmjet avokatëve të tij kërkoi nga një gjykatës federal caktimin e një pale të tretë, një ekspert të posaçëm, për të shqyrtuar dokumentet e marra dhe për të përcaktuar nëse disa prej tyre i duheshin kthyer atij sërish.

Gjykatësja vendosi pro caktimit të një eksperi mbi këtë çështje dhe caktoi ditën e premte si afat, për të dyja palët, për të siguruar një listë kandidatësh të mundshëm për këtë pozitë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat