Të shtëna armësh në Philadelphia, nëntë të lënduar – sulmuesit shkrepën mbi 40 plumba

Amerika

Të shtëna armësh në Philadelphia, nëntë të lënduar – sulmuesit shkrepën mbi 40 plumba

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën nëntë persona janë lënduar para një kafiterie në Kensington të Philadelphia, si pasojë e të shtënave me armë.

Të shtënat ndodhën të shtunën mbrëma në afërsi të një kafiterie në rrugën East Allegheny në Kensington.

Policia amerikane ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën, kur disa persona dolën nga një veturë e zezë dhe filluan të shtien me armë para kafiterisë.

Në vendin e ngjarjes organet e sigurisë gjetën mbi 40 gëzhoja.

E deri më tani nuk është arrestuar askush, por policia njoftoi se po vazhdon kërkimet për veturën e zezë, për të cilën thanë se gjendeshin të paktën tre persona.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë viktimë eventuale, kurse policia ka rrethuar tërë zonën për shkaqe të sigurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat