Misteri i objektit që SHBA rrëzoi në Alaskë

Amerika

Misteri i objektit që SHBA rrëzoi në Alaskë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Mbetet i rrethuar nga misteri rrëzimi që qeveria amerikane i bëri një objekti fluturues të premten në një zonë të Alaskës.

Autoritetet amerikane thanë se objekti kishte madhësinë e një makine dhe se po fluturonte në një lartësi të madhe. Vendimin për ta rrëzuar objektin e mori Presidenti Xho Bajden pasi forcat e ushtrisë e siguruan se brenda tij nuk kishte pilot.

Marina amerikane, roja bregdetare dhe FBI janë duke u përpjekur për ta rikuperuar objektin, por ende nuk kanë një përgjigje se kujt ai i përkiste dhe se nëse ai kishte si qëllim mbledhjen e të dhënave sekrete të qeverisë amerikane.

Zyrtarët thanë se në momentin e rrëzimit nga një avion ushtarak, objekti misterioz po fluturonte në një lartësi prej 40 mijë miljesh ku kalojnë edhe avionët komercialë.

Ai u identifikua nga radarët amerikanë. Incidenti vjen vetëm pak ditë nga rrëzimi i një balone kineze që kishte hyrë në hapësirën ajrore amerikane dhe që shkaktoi tension mes Pekinit dhe Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat