Imami theret me thikë gjatë lutjeve në New Jersey

Amerika

Imami theret me thikë gjatë lutjeve në New Jersey

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:17
Imami theret me thikë

Një imam u godit me thikë teksa drejtonte xhematin në lutjen e mëngjesit në një xhami në New Jersey, SHBA.

Sulmuesi 32-vjeçar u neutralizua shpejt nga besimtarët brenda xhamisë Omar në Paterson.

Sulmi me thikë u kap nga një kamerë e sigurisë që gjendej brenda xhamisë, raporton cbsnews.

I dyshuari i identifikuar si Serif Zorba, është arrestuar dhe akuzuar për tentativë vrasje të shkallës së parë dhe armëmbajtje.

Ai pritej të dilte në gjykatë të hënën pasdite, tha në një deklaratë për shtyp prokurorja e Qarkut Passaic Camelia Valdes.

Imam Sayed Elnakib, 65 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Universitare të Saint Joseph në Paterson për trajtim, shtoi Valdes.

Kryebashkiaku Andre Sayegh, i cili vizitoi Elnakib në spital të dielën pasdite, tha se imami ishte në gjendje të qëndrueshme pavarësisht se “pësojë disa plagë të rënda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat