Arrestohet kongresmeni, akuzohet për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje

Amerika

Arrestohet kongresmeni, akuzohet për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:58
George Santos

Kongresmeni republikan George Santos, që përfaqëson Nju Jorkun, është arrestuar dhe akuzuar nga prokurorët federalë për 13 vepra penale, mes të cilave mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike.

Gjithashtu ai dyshohet se ka sajuar një pjesë të arsimimit të tij dhe se ka manipuluar persona të ndryshëm të bënin donacione në evente të rreme bamirësie.

Santos, 34 vjeç, ka pranuar se ka gënjyer mbi historinë e jetës së tij dhe për faktin se nuk kishte shkuar kurrë në kolegj.

Ai akuzohet gjithashtu se ka mashtruar me deklaratën se e ëma u zhduk në ngjarjet e 11 shtatori dhe për mbledhje të rreme fondesh për të shpëtuar një qen që po ngordhte.

Santos ka hedhur poshtë thirrjet për t’u tërhequr nga Kongresi, disa prej të cilave kanë ardhur edhe nga kolegë republikanë.

Ai doli në skenën politike republikane nga hiçi dhe ka qenë në vëmendjen e mediave për një seri motivesh të çuditshme.

Ai përfaqëson rreth 740 mijë njerëz në një distrikt që mbulon veri-lindjen e zonës Kuins dhe veriun e Long Ajllënd në Nju Jork.

Pasi u zgjodh në Kongres në nëntor, ai pranoi se pjesë të konsiderueshme të biografisë që kishte ndarë me votuesit nuk ishin të vërteta, por insistoi se nuk do të tërhiqej pa përfunduar mandatin e tij 2-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat