Tre të vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në një fushë golfi në Karolinën e Jugut

Amerika

Tre të vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në një fushë golfi në Karolinën e Jugut

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën dhe një person është lënduar kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në një fushë golfi në North Myrtle Beach, Karolina e Jugut të dielën.

Sipas mediave të huaja, përplasja ndodhi rreth orës 11:20 në Barefoot Resort and Golf Club.

Dhe siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një Piper PA-32 me një motor me katër persona në bord, tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.

Fotot dhe videot e postuara në internet treguan tym që dilte nga fusha e golfit pranë zonës.

Oficeri Pat Wilkinson ka thënë se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 11:18 të mëngjesit dhe ekipet e zjarrit dhe policia në North Myrtle Beach shkuan në vendngjarje.

Pas mbërritjes, ata panë aeroplanin e vogël të përfshirë nga flakët dhe Wilkinson tha se ekuipazhet filluan menjëherë të punojnë për shuarjen e zjarrit.

ReklamaAi shtoi se të paktën një person u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një tjetër u dërgua në një spital lokal.

Duke përshkruar rrëzimin e aeroplanit, një burrë tregoi se si ai dhe gruaja e tij e panë aeroplanin duke rënë, ndërsa ata u ndaluan në një semafor komunikacioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat