Infermierja amerikane rrëmbehet bashkë me fëmijën e saj në Haiti

Amerika

Infermierja amerikane rrëmbehet bashkë me fëmijën e saj në Haiti

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një infermiere amerikane u rrëmbye bashkë me fëmijën e saj në Haiti, sipas një organizate bamirësie të krishterë për të cilën ajo punonte.

Infermierja e njohur si Alix Dorsainvil ishte prezente nënjë aktivitet në qytetin Port-au-Prince kur u rrëmbye, tha shoqata bamirëse El Roi Haiti në një deklaratë.

Departamenti amerikan i Shtetit është në dijeni të raporteve dhe është në “kontakt të rregullt” me autoritetet haitiane.

Zyrtarët në Haiti i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në thyerjen e kontrolleve të bandave të armatosura në ishull.

Dorsainvil besohet të jetë gruaja e drejtorit dhe themeluesit të organizatës El Roi Haiti, Sandro Dorsainvil.

Mosha dhe gjinia e fëmijës nuk është bërë e ditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat