​Çikago, qëllon me armë në një festë të Halloween - 15 të plagosur

Amerika

​Çikago, qëllon me armë në një festë të Halloween - 15 të plagosur

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Të paktën 15 persona u qëlluan të dielën në mëngjes sipas kohës lokale në Çikago në një festë të Halloween-it, raporton CNN.

Midis të plagosurve janë gjashtë gra dhe nëntë burra të moshës 26 deri në 53-vjeç, tha policia e Çikagos.

Dy janë në gjendje kritike për jetën: një grua 26-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar.

“Autori u largua në këmbë dhe u arrestua nga oficerët të cilët iu përgjigjën një raportimi për të shtëna”, tha policia.

Sulmuesi kishte një armë kur u arrestua nga policia dhe u dërgua në mbajtje për t'u marrë në pyetje.

Policia vijon hetimet për të shtënat, thuhet në njoftimin për shtyp. Mediat amerikane shkruajnë se ende nuk dihet motivi, por dëshmitarët okularë thonë se ka pasur një sherr dhe se njërit prej pjesëmarrësve i është kërkuar të largohet. Ai e mori atë dhe filloi të qëllonte mbi të gjithë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat