Brazili kap armë ilegale në vlerë mbi 220 mln € – vinin nga Kroacia e vende tjera evropiane

Amerika

Brazili kap armë ilegale në vlerë mbi 220 mln € – vinin nga Kroacia e vende tjera evropiane

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Policia braziliane ka zbuluar një sistem miliona dollarësh të trafikut të paligjshëm të armëve nga Evropa në Amerikën e Jugut.

Ministria braziliane e Drejtësisë ka njoftuar se kompania me bazë në Asuncion, Paraguai, dyshohet se ka importuar rreth 43 mijë armë – mijëra pistoleta, pushkë dhe municione nga disa prodhues evropianë në Kroaci, Turqi, Republikën Çeke dhe Slloveni.

Sipas tyre, tregtia është bërë në periudhën 3 vjeçare me vlerë rreth 223 milionë euro.

Sipas MD-së braziliane, armët dyshohet se u importuan nga Evropa në Paraguaj dhe më pas iu rishitën grupeve të ndërmjetësve që vepronin në kufirin midis Brazilit dhe Paraguait, të cilët më pas ia rishitën ato fraksioneve të fuqishme kriminale në Brazil.

Hetimi filloi në vitin 2020 në stacionin e policisë në Vitoria da Conquista në verilindje të Brazilit, ku u arrestuan dy persona me 23 pistoleta me origjinë kroate dhe dy pushkë, së bashku me municione dhe karikatorë plumbash.

Pas kësaj, policia braziliane nisi një operacion të koduar “Dakovo”, i cili ekspozoi një sistem miliona eurosh të tregtisë së paligjshme të armëve të zjarrit nga Evropa në Amerikën e Jugut.

Sipas policisë, gjatë asaj periudhe janë kryer 67 kontrolle dhe janë sekuestruar gjithsej 659 armë në territorin e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat